Wednesday, 18. March 2026
Sport

Tri ndeshje të Superligës luhen sot nga ora 13:00, vëmendja te Llapi – Gjilani

GS 18/03/2026 1 Min. Lesezeit

Pasi fitoi dy ndeshjet e fundit, skuadra e Llapit po synon edhe fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas triumfit ndaj Ballkanit dhe Dukagjinit, tani Llapi do të përballet me skuadrën e Gjilanit, e cila pësoi humbje në xhiron e fundit.

Dueli Llapi – Gjilani, zhvillohet të mërkurën në Podujevë, me fillim nga ora 13:00 dhe i takon xhiros së 25-t të elitës së futbollit kosovar.

Aktualisht, Llapi është i shtati në tabelë me 29 pikë, shtatë më pak se Gjilani që renditet i pesti.

Të mërkurën, po ashtu nga ora 13:00, do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të kësaj xhiroje.

Prishtina e Re, që është e fundit në tabelë me 23 pikë përballet me Ballkanin që është lider dhe ka pikë të barabarta me Dritën, që do të luajë kundër Dukagjinit, ekip që në nëntë ndeshjet e fundit nuk di për fitore.

Ballkani e Drita, kanë nga 42 pikë të mbledhura kurse Dukagjini është në kuotën e 33 pikëve pas 24 ndeshjeve të luajtura deri më tani.

Teilen: