Monday, 13. April 2026
Sport

Tri ndeshjet e Superligës, përfundojnë pjesët e para

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Tri ndeshje të Superligës po zhvillohen në kuadër të xhiros së nëntë.

  

Drita është duke e mposhtur Malishevën me rezultat bindës 0:2, shkruan Lajmi.net.

Autogola e Dren Kryeziut ia dhuroi epërsinë skuadrës nga Gjilani, derisa Besnik Krasniqi e dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

Fitore është duke shënuar edhe Feronikei që po e mposht Fushë Kosovë me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Ibrahim Cervadiku në fund të 45 minutave të parë.

Në pjesën e parë Dukagjini është duke befasuar Gjilanin dhe ka marr epërsinë 0:1.

Rezultati në këtë ndeshje u zhbllokua në minutën e 30-të nga goli i Bujar Shabanit. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: