Me formacionin e gjashtë të ndryshëm të sezonit, Paulo Fonseka i dha fund serisë së njëpasnjëshme të gjashtë humbjeve në derbi.Jo vetëm kaq: ai nisi një seri të favorshme për Milanin në një përballje ku i mahniti të gjithë me një formacion të revolucionarizuar. Eksperimentet taktike tani mund të ndalen: ekipi i dy netëve më parë ka punuar dhe do të bëhet një model referimi. “Djallëzitë” e teknikut portugez befasuan Interin dhe mbi të gjitha e kthyen Milanin në rrugën e duhur. Pokeri në Venecia kishte qenë një çelës, rezultati i derbit ishte një gjysmë prove, mënyra në të cilën suksesi erdhi ishte prova përfundimtare.
RRETH GABIAS – Ideja e një Milani të orientuar drejt sulmit ka gjetur zbatim konkret: skuadra kuqezi me 11 gola të shënuar ka sulmin më të mirë në Serinë A. Në mbrojtje lihen ende disa zona të pambuluara si në rastin kur Dimarko ishte në gjendje të futej përpara se kuqezinjtë të mbyllnin zonën. Në prapavijë është një çift i paprecedentë si ai i përbërë nga Tomori dhe Gabia. Ky i fundit është në sezonin e tij të dytë radhazi si qendërmbrojtës titullar, në ndeshjen e vetme të mëparshme kundër Venecias ai u mbështet nga Pavloviç. Edhe më parë Fonseka kishte zgjedhur Pavloviçin dhe Tomorin dhe po pret të gjejë versionin më të mirën të Çaut.
Kështu trajneri do të ketë katër qendërmbrojtës të nivelit të lartë për të alternuar: para gabimeve kundër Liverpulit, Pavloviç ishte nota pozitive edhe në ndeshjet më të papajtueshme, si Parma apo Lacio (serbi ishte gjithashtu autori i avantazhit të kuqezinjve). Gbbia u zbulua si golashënues në derbi, por para fluturimit me kokë për suksesin ai kishte anuluar një bomber profesionist si Lautaro. Dhe trajneri Spaleti në tribunë mbajti shënime: Matteo me siguri do të jetë në kombëtaren e Italisë në xhiron tjetër të grumbullimeve. Derbi riktheu besimin te Tomori, drejtuesi i repartit. I ndihmuar nga Fofana, mbrojtja u bë më solide. Ndryshimi i interpretuesve nuk krijoi paqëndrueshmëri, por dha forcë. Në këtë mënyrë anglezi do të mund të pushojë ndaj Leçes, për ta gjetur në maksimumin e tij në transfertën e Ligës së Kampionëve në Leverkusen.
MESFUSHË SUBSTANCE – Tërheqja e Fofanës ishte një masë sigurie: me francezin në lartësinë e mbrojtjes, Emerson dhe Teo ishin më të lirë për të avancuar. Fofana ka fizikun për të “mbajtur” i vetëm mesfushën: është i vetmi që ka realisht detyra ndalimi, ndërsa Reijndersit i është kthyer liria që gëzon në kombëtaren holandeze dhe që e ka lejuar të festojë dy gola në dy ndeshjet e fundit më Holandën. Tani edhe me Milanin ka më pak kufizime në mbrojtje: ai mund të zbresë në zonat rivale ose të ekzekutojë goditjet e lira. Duke u nisur nga mesfusha, holandezi ka më shumë shanse për të parë hapësirat, për të avancuar teksa po të ishte fantazist i deklaruar, ato hapësira në mënyrë të pashmangshme do të bëheshin më të vogla.
SULMI DYFISHOHET – Me Moratën që sakrifikohet mes reparteve rivale, ka hapësirë në zonë për Abrahamin, një qendërsulmues që di të jetë i pranishëm në front, por që gjithashtu duket se ndihmon shokët e tij të skuadrës. Një zgjedhje që mund të rigjallërojë edhe anësorët. Pulisiç përfitoi nga hapësirat e hapura nga Morata dhe Abraham, të cilët tërhoqën vëmendjen e mbrojtësve kundërshtarë drejt tyre. Duke pritur që edhe Leao të përfitojë nga kjo shpejt, Milani duket se ka më tepër zgjedhje.
PANORAMASPORT.AL