Thursday, 26. March 2026
Sport

Tri pikë të reja për Ballkanin, Llapi shijon fitoren e parë

GS 20/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ballkani ka regjistruar fitoren e dytë në po aq ndeshje të këtij edicioni të Superligës së Kosovës.

Skuadra e trajneri Ilir Daja ka mposhtur të dielën Feronikelin 74 në Suharekë me rezultat 2-0. Golat u realizuan nga Berisha dhe Ramadani.

  

Nga ana tjetër, Llapi ka shijuar fitoren e parë pas humbjes nga Drita në xhiron e parë. Skuadra nga Podujeva e ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” me golat e realizuar nga Blakqori, Hyseni dhe Selimi.

  

  


Teilen: