• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tri risi në listën e Italisë, Spalletti rikthen mesfushorin e Interit

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve. Për ndeshjen e së enjtes, më 14 nëntor kundër Belgjikës, dhe të së dielës së 17 nëntorit, kundër Francës, trajneri italian ka thirrur 23 lojtarë.

Vjen grumbullimi i e parë në kombëtaren A për mbrojtësin e Fiorentinës, Pietro Comuzzo, mbrojtësin e Juventusit, Nicolò Savona, dhe mesfushorin e Lazios, Nicolò Rovella. Nicolò Barella, i cili mungoi në Kampionatin Evropian, rikthehet për të veshur fanellën blu.

Kombëtarja  italiane do të nisë grumbullimin mbrëmjen e së dielës, më 10 nëntor, në Coverciano, ku do të stërvitet deri në mëngjesin e së mërkurës së datës 13, për të arritur në Bruksel pasdite.

Një ditë pas ndeshjes kundër Belgjikës, të kaltrit do të transferohet në Milano dhe do të përgatiten për ndeshjen kundër Francës në “Appiano Gentile,” në Qendrën Sportive Angelo Moratti.

Lista e Italisë:

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);

Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Andrea Cambiaso (Juventus), Pietro Comuzzo (Fiorentina), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Caleb Okoli (Leicester), Nicolò Savona (Juventus), Destiny Udogie (Tottenham);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Davide Frattesi (Inter), Niccolò Pisilli (Roma), Samuele Ricci (Torino), Nicolò Rovella (Lazio), Sandro Tonali (Neëcastle);

Sulmues: Moise Kean (Fiorentina), Daniel Maldini (Monza), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Atalanta).

Next Post

Nations League/ Trajneri çek publikon listën e futbollistëve para ndeshjes me Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.