Sunday, 26. April 2026
Sport

Tri risi te Kosova për duelin me Suedinë, Foda zbulon përbërjen kundër Isak e Gyokeres

GS 13/10/2025 1 Min. Lesezeit

Mungesa të theksuara dhe ndryshime nga ndeshja e fundit, është formacioni i Kosovës përballë Suedisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Mumgesave të detyruara në mbrojtje të Amir Rrahmanit, Lumbardh Dellovës e Florian Haxhës, iu bashkuan edhe Fidan Aliti për shkak të kartonëve dhe  Elvis Rexhbeqaj për shkak të lëndimit.

Përzgjedhësi Franco Foda krahas Aro Muriqit në portë, në mbrojtje i ka besuar, Ilir Krasniqit, Albian Hajdarit e Kreshnik Hajrizi, derisa nga krahët Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Në mesfushë, janë Leon Avdullahu, Veldin Hoxha e Florent Muslija, derisa në sulm Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Në anën tjetër Suedia sulmon me dyshen Gyokeres dhe Alexander Isak.

Teilen: