• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tri sekretet e Konseisaos, ja si 21-vjeçari portugez ka “pushtuar” Juventusin

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E hapi derbin e Torinos duke marrë çmimin si lojtari më i mirë i muajit tetor dhe e mbylli atë me një asist perfekt për Kenan Jildiz.

konseisao

Fransisko Konseisao te Juventusi kur është titullar di të bëjë diferencën, kur futet nga pankina, prap bën të njëjtën gjë. Garanci totale për Tiago Motën kur e hedh nga minuta e parë, si dhe një zëvendësues luksi, kur preferon ta ulë në stol.

FC7 – Në mbrëmjen e derbit, Konseisao la hapësirë për Ueah në krahun e tij dhe kur u fut më pas në fushë tregoi atë që di të bëjë më mirë. I shkon shumë pranë golit të dytë, por topin “qeth” shtyllën, e më pas asiston për Kenan Jildiz dy minuta më vonë duke treguar se me pasimet dhe krosimet e tij është vendimtar. Konseisao në Juventusin e Motës që nuk preferon të shohë orën për të menaxhuar ndeshjen, është arma e duhur. Ai luan gjithmonë për të bërë diferencën, me uri dhe nuk preferon të ndalet pavarësisht rezultatit. E konfirmon këtë gjë edhe vetë kur thotë: “S’jam këtu për të qenë kalimtar, por dua të bëj histori”. Ky është një nga sekretet e Konseisaos që në Torino po e krahasojnë me Kristiano Ronaldo ku nga CR7 tashmë është kthyer në FC7.

QASJA- “Fransisko është i mirë”. Kështu u shpreh babai i tij Serxho Konseisao i cili ka punuar me të birin pa i vendosur atij shumë presion. Te Juvja, goli i dytë në derbi erdhi pikërisht pas një lëvizjeje të mirë në krahun e Konseisaos, i cili po kthehet “pronar” i atij krahu. Konseisao nuk ndikohet nga mbiemri i madh që mban mbi shpinë. Ai e ka fokusin vetëm te fusha dhe kur e shikon si luan është gjithmonë i lumtur dhe me një tjetër sekret, fantazinë.

DRIBLIMI- Konseisao luan një futboll argëtues dhe të hapur. Deri më tani talenti portugez ka më shumë driblime në kampionat. Është kundërshtari që askush s’do donte ta kishte në duelet një kundër një. Mota këtë gjë e ka shfrytëzuar si duhet dhe i jep atij mundësinë të futet shpesh në driblim dhe të shfrytëzojë shpejtësinë që ka. Një tjetër sekret me të cilin Konseisao po rrëmben zemrat te Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Futbollisti i Premier League dyshohet se dhunoi dy gra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.