• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tri skuadrat nga Kosova mësojnë kundërshtarët për rrethin e tretë të Ligës së Konferencës

22/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ballkani, Drita dhe Llapi janë skuadrat që janë duke e përfaqësuar Kosovën në garat evropiane.

Që të tri ekipet po bëjnë gara në kualifikueset për Ligën e Konferencës.

Ballkani erdhi këtu pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, Llapi u eliminua nga Liga e Evropës, derisa Drita erdhi në fazën e dytë direkt.

E sot, të tri klubet kosovare kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë, nëse e kalojnë atë të dytin.

Në rrethin e dytë, Ballkani do të ketë punë me Hamrun. Nëse e kalojnë këtë pengesë, atëherë në rrethin e tretë do të përballen me Larnen.

Në anën tjetër, Drita e cila kaloi direkt në fazën e dytë do të ketë punë me Bredaiblik.

Në rast se të kaltrit nga Gjilani e kalojnë këtë ekip, atëherë do të duelojnë me fituesin mes FK Auda – Cliftonville.

Skuadra e fundit kosovare, Llapi është treguar sërish i pa fat në shortin e Ligës së Konferencës.

Llapjanët në rast kalimit tutje në raundin e tretë do të përballen me fituesin e duelit, Legia Varshavë – Caernafron Toën.

Ekipi nga Podujeva në rrethin e dytë do të ketë punë me gjigantin danez Brondby.

Next Post

Milan – Broja, lajmi i fundit nga Italia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.