N jë sulmues, një qendërmbrojtës, por edhe një mesfushor difensiv. Këto janë nga prioritetet e merkatos së Milanit për sezonin e ardhshëm ku do të tentohet fitorja e titullit për të mos lejuar që hendeku i kampionateve me Interin të mos thellohet.
Lëvizjet tashmë kanë filluar dhe nuk është mister që për rolin e sulmuesit kuqezinjtë kanë në krye të listës emrat e Zirkzesë dhe Sheshkos. Nëse konkurrenca nga Juventusi (dhe Arsenali) është e fortë për këtë të fundit, slloveni duket më i arritshëm për momentin. Monkada, në vështirësi për zgjedhjen e trajnerit të ri, do të kishte ndarë një buxhet prej 50 milionë eurosh për ish-lojtarin 20-vjeçar të Salcburgut. Megjithatë, Lajpcigu, zakonisht ngurrues për të bërë zbritje, duhet të bindet. Në fakt për momentin në kontratën e pykës është përfshirë një klauzolë variabël e cila tani shkon deri në 65 milionë euro. Puna e menaxherëve të Sheshkos do të jetë vendimtare, pasi ata kanë qenë në Milano ditët e fundit për të kuptuar kufijtë e shpenzimeve të operacionit.
PO MBROJTËSI? – Shumë do të varet edhe nga vullneti i vetë sulmuesit i cili, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fund të muajit. Domethënë, pak pas përfundimit të sezonit në Gjermani. Me pak fjalë, 21-vjeçari është në një udhëkryq, ashtu si edhe Alesandro Buonxhorshpinës së portierit në 24 raste. Kjo listë e veçantë sheh edhe Juventusin të përfaqësuar nga Vlahoviçit teksa vendin e dhjetë e mban Loriente i Sasuolos që ra në Serinë B. Ndërkohë, bie në sy fakti që ekipet e kryeqytetit italian nuk kanë përfaqësues teksa Torino ka bllokuar vendin e katër falë 41 tentativave të DuvanZapatës. Pak më keq, nësemund ta themi, Niko Gonzalesme 33 goditje drejt kuadrateverivale. Nga ana tjetër sezoni tepër pozitiv i Joshua Zirkzepasqyrohet edhe në këtë renditje të veçantë ku holandezi kazënë vendin e parafundit. no, i destinuar t’i thotë lamtumirë Torinos në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi premtues pëlqehet nga të gjitha skuadrat e mëdha, veçanërisht Interi dhe Milani. Sirenat zikaltër nuk janë aspak indiferente ndaj tij, si edhe vardisja e “djallit” që vjen nga larg (ka pasur një tentativë të parë në janar) dhe ka rifilluar ditët e fundit.
Siç raporton “Tuttosport, kanë ndodhur kontakte të reja mes menaxherëve të qendërmbrojtësit dhe Xhefri Monkadës, drejtori sportiv i kuqezinjve. Ky i fundit po provon sërish, por si me Sheshkon, duhen para. Janë plot 45 ato të kërkuara nga Ubrano Kajro, president i “Demave”. Por kujdes për përfshirjen e lojtarëve të mundshëm për këmbim. Një emër? Lorenco Kolombo, aktualisht i sapokthyer nga huazimi te Monza, të cilin Torino e vlerëson aq shumë. Ndërkohë, Jusuf Fofana ka njoftuar largimin nga Monakoja edhe pse ka akoma një vit kontratë. Duhen të paktën 25 milionë euro për shërbimet e mesfushorit difensiv që kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane, por jo më larg sa disa javë më parë ai pati shprehur fjalë vlerësimi për kuqezinjtë.
PANORAMASPORT.AL