Natyrisht pritej një fitore, por jo e tillë. “Gjelat” e Francës siguruan mbrëmjen e kësaj të hëne, tre pikët e para në Kampionatin Evropian të futbollit, jo me atë shkëlqimin e përhershëm, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit mundën Austrinë, me rezultatin minimal, 0 me 1, në një lojë tejet të luftuar, megjithatë ky triumf, ndonëse për tifozët është i pamjaftueshem, për teknikun, Didier Deschamps është krejt e kundërta.
Me fitoren, ndaj Austrisë strategu francez ka arritur të sigurojë suksesin e 100-të në drejtimin e “Gjelave”, në vetëm 154 ndeshje, teksa në 54 sfidat e tjera ka arritur të regjitrojë 28 barazime, si dhe 26 humbje, një bilan fantastik ky për teknikun 55-vjeçar, që drejton “Gjelat”, nënkampionë të botës, që prej vitit 2012 dhe që atëherë ka arritur suksese të konsiderueshme.
Ndërkaq, kujtojmë se, Franca ka fituar 6 ndeshjet hapëse në Botërorët dhe Evropianet e fundit, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë ekip tjetër përveç “Galezëve”. Kombëtarja e “Gjelave” konsiderohet si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë Evropian, teksa do të tregojnë sërish vetën, mbrëmjen e së premtes ku përballë do të kenë “Tulipanët” e Holandës, ndërsa në sfidën e fundit të grupeve, në Euro 2024 do të përballen me Poloninë. /i.m /abcnews.al