Roma e Klaudio Ranierit, po kalon një moment të artë në Serinë A italiane, teksa pasditen e sotme mposhtën Fiorentinën me rezultatin 1 me 0 falë golit të Dovbik. Ky ishte triumfi i 18-të i Romës në Serinë A, me kryeqytetasit që mbajnë vendin e pestë.
Një fakt interesant është se Roma ka fituar nëntë herë 1 me 0 në këtë sezon të Serisë A, më shumë se çdo ekip tjetër ne pesë ligat e mëdha Europiane për sezonin 2024/25.
Tetë prej triumfeve 1 me 0, kryeqytetasit i kanë arritur në drejtimin e trajnerit Klaudio Ranierit, një strateg i vërtetë.
1-0 – #Roma have won 1-0 nine times in the current Serie A, more than any other team in the Big five European Leagues 2024/25: eight of these under Claudio Ranieri. Streak. #RomaFiorentina pic.twitter.com/xNRNwaqeI0
— OptaPaolo (@OptaPaolo) May 4, 2025
PANORAMASPORT.AL