Sllovakia realizoi befasinë e parë në Euro 2024, duke e mposhtur Belgjikën me rezultat 1-0 në kuadër të Grupit E.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Ivan Schranz i cili i dha epërsinë Sllovakisë prej 1-0 në minutën e shtatë.
Në fund të sfidës lojtari më i mirë nga paneli teknik i vëzhguesve të UEFA-s, u shpall mesfushori, Lobotka, që bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në këtë duel, duke organizuar në mënyrë perfekte lojën e Sllovakisë.
PANORAMASPORT.AL