• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Triumfi i boksierëve shqiptarë në eventin unik “kuqezi” në Munchen

29/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tre boksierë shqiptarë, triumfuan në eventin e boksit profesionist “Ring On Fire 20”, që u mbajt në Munchen të Gjermanisë.

Gala mbrëmja, ku morën pjesë shumë personalitete të boksit dhe jo vetëm, u organizua nga promotiori dhe trajneri i boksit Agron Kurtishi – A.K. Promotion.

Ishte nata e boksierëve shqiptarë të trajnerit Agron Kurtishi dhe “Fight Power Akademy.

Salla dukej e vogël për t’i zënë të gjithë, pasi interesimi ishte i madh. Sami Ahmeti u shpall kampion i botës në versionin “WBC Youth World”.

Me vendim unanim triumfoi ndaj Morenos nga Kolumbia, në kategorinë Super-Welter. Granit Shala rrëmbeu kurorën në “WBA Continental Europe”.

Kundërshtarin Alexandru Jur nga Rumania, e rrëzoi në raundin e dytë duke arrirur fitore spektakulare në kategorinë e rëndë. Triumf të rëndësishëm shënoi edhe Kelmend Halili në Super-Welter.

Gjyqtarët i dhanë unanimisht fitoren Halilit ndaj Ales Udraskas. Ishte fitorja e tretë në boksin profesionist për 26-vjeçarin.

“Ka qenë punë e madhe që është bërë me muaj të tërë. Kemi arritur suksese të mëdha. Kemi dy kanpionë, Sami Ahmeti i Botës në WBC për të rinj dhe Granit Shala në WBA Contintal Europe. Ky ishte eventi i 20 që e organizoj. Do të vazhdojmë edhe me evente dhe suksese të tjera”, tha Kurtishi.

Ky ishte ndër eventet më të mëdha të organizuara në Gjermani.

 

Next Post

Kupa e Botës për Klube, Ronaldo: Kam marrë oferta, por preferova të pushoja. Objektivi është Kupa e Botës 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.