Interi triumfoi ndaj Atletiko Madridit me rezultatin 1-0 në duelin e parë kualifikues, teksa hodhi një hap drejt çerekfinales së Champions-it.
Goli i Arnautoviç vendosi sfidën, teksa pas këtij suksesi nuk munguan as batutat mes lojtarëve të Interit. Ishte mesfushori Fratezi, që postoi një foto të Kristjan Asllanin me trofeun e lojtarit të ndeshjes të fituar nga Aranautoviç.
Ky trofe mbahej në duar nga mesfushori shqiptar, teksa Fratezi shkruante: Mbi të gjitha, urime vëlla, duke e shoqëruar postimin me dy emoji me zemra. Në këtë postim Fratezi bëri tagg Asllanin dhe Karlos Auguston.
PANORMASPORT.AL