Wednesday, 22. April 2026
Sport

Triumfoi mbrëmë në finale, drejtuesit e Juventusit po mendojnë që ta shkarkojnë sot Allegrin

GS 16/05/2024 1 Min. Lesezeit

Juventus aktualisht është duke vendosur nëse do të shkarkojë trajnerin Allegri sot apo pas një jave.

Menaxhmenti nuk është i kënaqur me mënyrën se si e trajtoi fitimin e Kupës së Italisë dje kundër Atalantës, pavarësisht që vendimi për largimin e tij në fund të sezonit vetëm se ishte marrë më herët, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nëse nuk jam më trajner i Juventusit, do të lë pas një Juventus që ka fituar”, deklaroi Allegri mbrëmë pas triumfit në Kupën e Italisë.

Teilen: