Sunday, 12. April 2026
Sport

Triumfoi ndaj Gabonit, Nigeria kalon në finalen e ‘play-off’-it të Botërorit 2026

GS 13/11/2025 2 Min. Lesezeit

Nigeria ka siguruar kualifikimin në finalen e “play-off”-it të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti bindshëm Gabonin me rezultatin 4-1 në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar në Rabat.

Pas një sfide të ekuilibruar për më shumë se 70 minuta, nigerianët arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 78-të, falë një goli të Adams, i cili përfitoi nga një gabim i rëndë i mbrojtësit Appindangoye. Gaboni nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte në minutën e 89-të me Lemina, pas një goditjeje të devijuar që e la të pafuqishëm portierin kundërshtar.

Megjithatë, “Super Eagles” shpërthyen në shtesë. Në minutën e 97-të, Ejuke riktheu epërsinë për Nigerinë, ndërsa ‘ylli’ i skuadrës, Victor Osimhen, vulosi rezultatin me dy gola të shpejtë në minutat 102 dhe 109, duke i dhënë fund çdo dyshimi për fituesin.

Me këtë triumf, Nigeria siguron vendin në finalen e “play-off”-it të zonës afrikane, ku do të përballet të dielën me fituesen e çiftit Kamerun–Republika Demokratike e Kongos.

Skuadra e drejtuar nga Finidi George shpreson të sigurojë një tjetër pjesëmarrje në Botëror, pas mungesës në edicionin e fundit në Katar.

Teilen: