Sot zhvillohet xhiroja e fundit dhe vendimtare në Premier League.
Arsenal dhe Manchester City do të luftojnë për titullin e madh kampion, natyrisht me ‘Qytetarët’ që janë shumë më të avantazhuar, shkruan GazetaBlic Sport.
City është në vendin e parë me 88 pikë, kurse Arsenal në vendin e dytë me 86. Nëse Manchester City mposht West Hamin në shtëpi, do të jetë kampion për të katërtin sezon radhazi.
Megjithatë, nëse City barazon ose humbet në ‘Etihad’ dhe Arsenali mposht Evertonin, ‘Topçinjtë’ do të jenë kampionë për herë të parë që nga 2003-04.
/GazetaBlic Sport/