JJ Gabriel, ylli i ri i Manchester United dhe autori i një tregolëshi në ndeshjen e parë të Ligës së të Rinjve (Youth League), ka kërkuar një largim të menjëhershëm nga klubi.
Sipas The Telegraph, 15-vjeçari ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në orët e fundit, duke shprehur synimin për t’u larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Me sa duket, marrëdhënia midis familjes së tij dhe drejtuesve të Manchester United është prishur plotësisht. Si klubi, ashtu edhe stafi teknik, kishin planifikuar t’i jepnin mundësinë e debutimit këtë javë në Kupën e Ligës ndaj Brighton, si përpjekje për ta qetësuar atë dhe familjen e tij, por situata ka dalë komplet jashtë kontrollit.
Në Angli, po thuhet se largimi i tij është “si Barcelona që humbet Messin”. JJ Gabriel e mbylli sezonin e kaluar me 20 gola në 22 ndeshje me ekipin U-18.