• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tronditet Ballkani, jep dorëheqje trajneri Pollozhani

04/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Eliminimi i hershëm nga gara e Kupës së Kosovës, e mbi të gjitha nga një skuadër e Ligës së Parë, ishte me pasoja për trajnerin e Ballkanit, Artim Pollozhani.

Trajneri shkupjan që mori drejtimin e skuadrës kampione pas largimit të Ilir Dajës, ka dhënë dorëheqje të mërkurën, menjëherë pas ndeshjes me Rilindja 1974, nga e cila pësoi në nismë të Kupës së Kosovës.

Skuadra e udhëhequr nga Faruk Statovci, eliminoj Ballkanin pas penalltive me rezultat 10:9, derisa ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ishte 1:1.

“Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.
Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës|, ka shkruar FC Ballkani në Facebook.

Ballkani edhe në Superligë në javën e fundit pësoj nga Drita, derisa nuk ka fituar në tri duelet e fundit, në të gjitha garat, duke u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë, me 26 pikë, dy më pak se Malisheva e dyta dhe tetë më pak se Drita lidere.

Next Post

Magani nuk toleron

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.