Thursday, 23. April 2026
Futboll

Tronditet Barcelona, sezoni i Yamal mbyllet këtu. Ja verdikti i vizitave mjekësore

GS 23/04/2026 2 Min. Lesezeit

Barcelona njoftoi zyrtarisht dëmtimin e Yamal pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Celta (1-0). Klubi dhe federata po ndjekin nga afër gjendjen e talentit, duke qenë se në verë zhvillohet Botërori dhe ai konsiderohet ylli kryesor i Spanjës.

Sulmuesi blaugrana ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë, që ndodhi gjatë ekzekutimit të penalltisë për 1-0, fitore që forcoi kryesimin në La Liga me +9 pikë, 6 ndeshje nga fundi. Sipas klubit: “Analizat konfirmuan se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Lojtari do të ndjekë trajtim konservativ. Yamal do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe pritet të jetë gati për Botërorin”.

Për trajnerin Hansi Flick është një goditje e rëndë, pasi Barcelona humbet yllin e saj në fazën vendimtare. Edhe pse titulli duket afër, me 9 pikë avantazh ndaj Real Madridit, skuadra ka ende ndeshje të rëndësishme, përfshirë “El Clásico” më 10 maj.

Sa i përket kombëtares, situata është më optimiste. Yamal pritet të rikthehet në kohë dhe mund të luajë edhe miqësoret përgatitore.

 

Teilen: