• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tronditet basketbolli europian, ylli italian diagnostikohet me leukemi një ditë përpara finales së kampionatit

16/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes së tretë të finales së kampionatit italian të basketbollit, e cila do të luhet më 17 qershor në Brescia, skuadra e Virtus Bologna është goditur nga një lajm i rëndë.

Achille Polonara, lojtari 33-vjeçar dhe anëtar i ekipit kombëtar italian, është diagnostikuar me leuçemi.

Basketbollisti kishte munguar në ndeshjet eliminatore për shkak të një infeksioni të mononukleozës, por analizat e fundit kanë zbuluar një diagnozë shumë më serioze. Polonara është shtruar në repartin e Hematologjisë në spitalin Sant’Orsola-Malpighi dhe ka nisur menjëherë terapinë mjekësore.

Nuk është hera e parë që lojtari përballet me probleme të rënda shëndetësore. Në tetor të vitit 2023, ai u diagnostikua me një tumor në testikuj pas një testi antidoping. Tumori u trajtua me sukses përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe Polonara arriti të rikthehej në fushë, duke rrëfyer më vonë emocionet dhe frikën që përjetoi gjatë sëmundjes.

Ky lajm dramatik rikthen në kujtesë historinë e trajnerit të ndjerë Sinisa Mihajloviç, i cili gjithashtu u përball me leuçemi dhe pas një rikthimi në stolin e Bolonjës, iu nënshtrua një përkeqësimi fatal të sëmundjes.

Skuadra e Virtus Bologna është njoftuar zyrtarisht për gjendjen e lojtarit dhe ka publikuar një deklaratë emocionale për të: “Forza Achi, jemi të gjithë me ty. Të presim me zemër.”

E gjithë bota e sportit është solidarizuar me Polonara-n në këtë betejë të re.

Next Post

Zbulohet kontrata, Gattuso paguhet më pak se Silvinjo te Italia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.