Monday, 25. May 2026
Sport

Tronditet ish-lojtari i Realit! Bëri tatuazh emrin e vajzës, mëson që nuk është babai

GS 18/10/2024 1 Min. Lesezeit

Vinícius Tobias, një ish-lojtar i Realit të Madridit aktualisht te Shakhtar Donetsk, është në qendër të mediave për një çështje që nuk ka lidhje me futbollin.

Dy muaj më parë ai dhe partnerja e tij Ingrid njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre Maitê përmes rrjeteve sociale, duke postuar disa mesazhe mjaft emocionuese.

20-vjeçari brazilian kishte vendosur të bënte edhe një tatuazh me emrin e vogëlushes kur ajo ende nuk kishte ardhur në botë, por gruaja rrëfeu se kishte pasur lidhje të tjera. Ndaj u desh të kryhej një test ADN-je, i cili konfirmoi frikën e mbrojtësit të krahut.

Teilen: