• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Tronditet” Legia e Muçit, UEFA me “dorë të hekurt” pas dhunës së ultrasve

14/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ylli kuqezi” mund të ketë pasur një sezon të shkëlqyer, por jo gjithçka ka shkuar mirë.

Ernest Muçi do të duhet të provojë 5 ndeshje në kupat e Europës pa mbështetjen e tifozëve jashtë fushës, pasi UEFA dënoi ekipin e tij, Legia Warsaw.

Skuadra nga Varshava e mori këtë ndëshkim pasi ultrasit e saj shkaktuan për herë të dytë kaos e dhunë në kontinent, ndërsa Legia luante në Conference League.

Tifozët e skajshëm sollën shkatërrime dhe përleshje në Holandë në tetor, e pastaj në Birmingam të Anglisë në 30 nëntor, ku do të luhej ndeshja ndaj Aston Villa.

Përveç përjashtimit të tifozëve jashtë fushe, Legia u gjobit edhe me 100 000 euro, ndërsa padyshim që ekziston paralajmërimi se ndëshkimi mund të rritet në rast përsëritjeje të dhunës.

Legia do të luajë sonte ndaj AZ Alkmaar në “shtëpi” dhe i mjafton një barazim për t’u kualifikuar në raundin e dytë të Conference League.

Ernest Muçi, ndërkaq, ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Europë me 3 gola e 1 asist në 5 ndeshje. /abcnews.al

Next Post

Zhang: Interi është në rrugën e duhur, synojmë yllin e dytë në fanellë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.