• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tronditet Rumania, i lëndohet ylli i ekipit dhe do t’i mungojë në ndeshjet me Kosovën e me Zvicrën

23/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Rumanisë e ka marrë një lajm tronditës para dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme të kualifikimeve për Euro 2024.

Rumunët nuk do të mundë të llogarisin në njërin prej yjeve të ekipit, Razvan Marin, raporton mediumi rumun “Fanatik”.

Futbollisti i Cagliarit, i huazuar në Empoli, u lëndua së fundmi dhe pritet të jetë jashtë fushës së blertë për një muaj e gjysmë.

Kjo nënkupton se trajneri Edi Iordanescu s’do ta ketë në dispozicion mesfushorin e tij për ndeshjet e qershorit kundër Kosovës dhe Zvicrës.

Rumania do të luajë me “Dardanët” më 16 qershor dhe me “Helvetikët” tri ditë më pas, më 19 të muajit tjetër.

Marin i ka zhvilluar 46 ndeshje dhe i ka realizuar dy gola me Kombëtaren e Rumanisë.

Por, 27 vjeçari nuk do të mundë t’i ndihmojë shokët e skuadrës në dy prej ndeshjeve vendimtare në Grupin I për ta.

Natyrisht, ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe për Zvicrën, të cilat kërkojnë rezultate pozitive ndaj Rumanisë, e cila i prin tabelës së bashku me “Helvetikët” me nga 6 pikë nga po aq të mundshme, ndërsa Kosova i ka grumbulluar dy pikë nga dy ndeshje..

Next Post

Zbulohen kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.