Lajme të këqija për Juventusin dhe Igor Tudorin. Federiko Gati ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit kundër Xhenoas. Mbrojtësi, i cili la fushën gjatë pjesës së parë pas një goditjeje të fortë në këmbën e majtë, ka bërë analiza më të thelluara, të cilat nuk kanë dhënë rezultate inkurajuese.
Analizat radiologjike të kryera në J Medical kanë treguar praninë e një frakture te vendi i dëmtuar dhe për këtë arsye, Gati pritet të qëndrojë jashtë për të paktën një muaj. Nuk ka paqe, pra, në shtëpinë e Juves, sidomos për sa i përket repartit mbrojtës.
Pothuajse të gjithë mbrojtësit këtë sezon kanë pasur ndalesa, pa përmendur ato të Bremer dhe Kabal të cilët kanë humbur plotësisht sezonin. Pa Gatin, tani Tudor do të ketë në dispozicion vetëm Kalulun, Veigën dhe Kelin për të organizuar mbrojtjen dhe, duke marrë parasysh formacionin me tre mbrojtës, parashikohet një periudhë pune ekstra për ta.
Për më tepër, në një moment vendimtar të kampionatit.
PANORAMASPORT.AL