Tronditje nga Arabia Saudite: Ronaldo i pakënaqur, refuzon të luajë për Al-Nassr
Cristiano Ronaldo ka vendosur të mos luajë në ndeshjen e radhës të Al Nassr, e cila është planifikuar për nesër kundër rivalëve të qytetit Al-Riyadh
.
Sipas gazetës së famshme portugeze A Bola, asi portugez është i pakënaqur me mënyrën se si drejtohet klubi dhe pakënaqësia e tij drejtohet ndaj PIF (Fondi Publik i Investimeve të Arabisë Saudite), i cili menaxhon Al-Nassr.
Arsyeja e mungesës së Ronaldos, ndryshe nga akuzat fillestare në median saudite, nuk ka të bëjë fare me pushimin fizik apo ruajtjen e forcës për derbin e ardhshëm kundër Al Ittihad, i cili është planifikuar për 6 shkurt.

Siç ka mësuar gazeta portugeze A Bola nga burime pranë Al Nassr, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton klubin e tij krahasuar me rivalët e tjerë në ligë, të cilët gjithashtu menaxhohen nga i njëjti fond, por, sipas mendimit të tij, kanë një status më të privilegjuar.
Situata brenda klubit vazhdon të zhvillohet dhe së shpejti priten informacione shtesë.