• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tronditje nga UEFA: Ndeshja Milan-Como në Australi në pikëpyetje – Vendimi shtyhet, tifozët hyjnë në lojë!

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot pritej një vendim historik për AC Milan dhe Serie A, por sërish… pritje. UEFA ka shtyrë zyrtarisht vendimin në lidhje me zhvillimin e ndeshjes së kampionatit italian mes Milanit dhe Comos në qytetin australian të Perthit.

Ndeshja është planifikuar për në shkurt 2026, në një periudhë kur stadiumi San Siro nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore. Kjo ka bërë që Milani dhe Como të kërkojnë zgjidhje alternative, përfshirë organizimin e sfidës rreth 15,000 kilometrave larg, në Australi – një vendim i paprecedent për një ndeshje të Serie A, përcjell ORAinfo.

Gazetarja Monica Colombo nga Corriere della Sera raportoi se UEFA ka diskutuar kërkesën e FIGC-së (Federata Italiane e Futbollit), por pa marrë ende një vendim përfundimtar. Në vend të kësaj, UEFA njoftoi se do të nisë konsultime me palët e interesuara, përfshirë tifozët.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka diskutuar kërkesën e FIGC-së për të miratuar mbajtjen e një ndeshjeje lige jashtë territorit të UEFA-s. Nuk është marrë asnjë vendim. UEFA do të fillojë konsultime me të gjitha palët e përfshira në futbollin evropian, përfshirë tifozët,” – deklaroi Francesco Nasato në platformën X.

Për momentin, Milani mbetet në pritje – një situatë me të cilën është tashmë i njohur, duke kujtuar edhe çështjen e pazgjidhur të stadiumit San Siro dhe bashkëpronësisë me Interin. Por përfshirja e tifozëve në këtë vendimmarrje është një sinjal pozitiv, që mund të ndikojë në favor të organizimit të këtij eventi unik. /ORAinfo/

Next Post

Pa tifozë ndaj Shqipërisë?/ Mediat serbe paralajmërojnë dënim të ashpër nga FIFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.