• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trukime, baste të paligjshme, pastrim parash dhe klube shqiptare të përfshira! Shpërthen skandali

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i mirëfillte ka shpërthyer ne Turqi pasi është zbuluar një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me baste të paligjshme, por edhe me pastrim parash, me shifra marramendëse.

Policia ka marrë në hetim emra të njohur si këngëtari S.O. prezantuesi M. A.por sidomos ish-futbollisti B. K..

Dy të parët po hetohen në gjendje të lirë për rolin e tyre në këtë skandal që ka shpërthyer në Turqi, teksa ish-futbollisti është në arrati dhe i kërkuar nga drejtësia si një nga emrat kryesorë të këtij grupi kriminal.

Sipas informacioneve që po publikohen në Turqi, janë grupe mafioze që fshihen pas shumave të mëdha që janë fituar nëpërmjet basteve ilegale, ndërsa raportohet se janë blerë klube në vende të ndryshme në Ballkan, duke orientuar ndeshjet sipas dëshirave të tyre për të favorizuar bastet. Ndërkohë, ato përdorin rrjetet sociale dhe persona të famshëm për t’u bërë reklamë, kundrejt pagesave të majme.

“Mynet” bën të ditur se klubet e preferuara që kanë kaluar nën kontrollin e këtyre grupeve mafioze janë në Shqipëri dhe Maqedoni, ashtu si edhe në Gjeorgji. Nëpërmjet basteve në kompani online, janë lëvizur shuma të mëdha parash, por edhe janë manipuluar rezultatet sipas dëshirës duke u shkaktuar fitime të mëdha këtyre organizata, e humbje të njëpasnjëshme bastexhinjve të thjeshtë.

Reklamimi i këtyre kompanive online nga persona të famshëm, është bërë kundrejt pagesave jashtëzakonisht të larta, deri në 1 milion dollarë për një numër të caktuar postimesh rreth tyre. Pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera rreth këtyre gupeve dhe se si kanë organizuara bastet ilegale apo deri ku është shtrirë ndikimi i tyre në Turqi dhe në vendet e tjera të Ballkanit.

Next Post

Skriniar drejt Juventusit? Flet Drejtori sportiv: Po shqyrtojmë çdo mundësi!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.