• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trukoi ndeshjen e Premier Ligës duke u ndëshkuar qëllimisht, Paketa: Vëllai ka datëlindjen, dua t’i bëj dhuratë

14/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim parlamentar brazilian për lojërat e fatit në futboll ka akuzuar yllin e Uest Hemit, Lukas Paketa, se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë për t’ia bërë si dhuratë vëllait për ditëlindjen e tij.

paketa

Paketa dëshmoi në Komisionin e Senatit Brazilian në atdheun e tij këtë javë. Megjithatë, pavarësisht se ai dyshohet për manipulim të lojës nga hetuesit brazilianë, sipas një raporti të komisionit prej 629 faqesh, ai nuk do të përballet me asnjë veprim të mëtejshëm disiplinor në vendin e Amerikës së Jugut.

Komisioni Parlamentar i Hetimit për Manipulimin e Lojërave dhe Sporteve në Brazil është duke bërë një hetim të veçantë nga ai i Federatës Angleze të Futbollit kundër Paketës për katër kartona të verdhë të dyshimtë. 27-vjeçari akuzohet se u ndëshkua qëllimisht në katër ndeshje të Premier Ligës, kundër Lestërit në vitin 2022, plus Lids Junajtidit, Aston Vilës dhe Bornmëthit një vit më pas.

Mesfushori ka këmbëngulur në pafajësinë e tij gjatë gjithë hetimit, me mesfushorin që do të përballet me akuzat muajin e ardhshëm, në një seancë dëgjimore në Federatën Angleze të Futbollit. Nëse shpallet fajtor, Paketa mund të përballet me një pezullim të përjetshëm nga futbolli.

Sipas provave të paraqitura si pjesë e hetimit brazilian, “Paketa njoftoi (një ndërmjetës të quajtur Marlon Bruno Nashimento Silva) se do t’i bënte ‘një dhuratë për ditëlindje’ vëllait të tij, Mateus Paketa, që është një karton i verdhë në ndeshjen e 12 marsit”.

Në atë ditë, Uest Hemi mirëpriti Aston Vilën në stadiumin e Londrës dhe siguroi një barazim 1-1, pasi Said Benrahma barazoi nga penalltia, ndërsa Oli Uotkins kishte kaluar në avantazh Aston Vilën. Paketa ishte titullar për “Çekiçët” dhe u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhon MekGinit.

Hetimi konfirmoi se ndeshja u zhvillua në ditën e datëlindjes së vëllait të tij, Mateus Paketa. Vitin e shkuar, ai ishte pranë një transferimi te Mançester Siti dhe mendohet se skandali i trukimeve tërhoqi Guardiolën nga interesi për të.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arabia Saudite konfirmon ndalimin e alkoolit në Kupën e Botës 2034

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.