Presidenti i SHBA-ve bën show në Shtëpinë e Bardhë. Eventi për titullin kampion kthehet në një tubim politik dhe shtang futbollistët…
Presidenti amerikan Donald Trump flet për luftën në Iran. Leo Messi dhe Inter Miami, skuadra kampione e MLS, dëgjon me kujdes përditësimin e presidentit të SHBA-ve.
Eventi i organizuar për të festuar triumfin e skuadrës nga Florida shndërrohet në një event disi surreal. Trump përmend të dhëna për operacionin ushtarak në Iran, flet për raketa dhe avionë dhe fton kundërshtarët të dorëzohen.

Futbollistët dëgjojnë, disa kuptojnë dhe disa duken krejtësisht të hutuar. Presidenti Trump pastaj ndalet te Kuba, parashikon rënien e ishullit të Karaibeve, përmend gjithashtu zgjedhjet “e vjedhura” të 2020-ës.
Dhe pas një prologu të gjatë, Trump kalon te futbolli. “Më i mirë Messi apo Pelé? Më i mirë Messi, por edhe Pelé ishte shumë i fortë”, – ka thënë mes të tjerash presidenti i SHBA-ve.