Friday, 24. April 2026
Sport

Trump shuan shpresat ‘axurre’: Italia në vend të Iranit në Botëror? As që e mendoj

GS 24/04/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i SHBA-ve ka dhënë një përgjigje të prerë në lidhje me mundësinë e pjesëmqarrjes së Italisë në Kupën e Botës 2026. “Nuk po e mendoj aspak”. Kështu është përgjigjur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kur është pyetur se çfarë mendon për hipotezën e pjesëmarrjes së Italisë në vend të Iranit në Botëror, siç kishte propozuar i dërguari special Paolo Zampolli.

“Në asnjë komunikim të SHBA-ve nuk u është thënë atyre (Iranit) se nuk mund të vijnë në Botëror”, – ka thënë sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i ftuar për të folur në lidhje me këtë çështje nga Trump.

“Nuk e di nga dalin këto zëra”, – ka shtuar Rubio. Nga këto deklarata kuptohet qartë se shpresat e Italisë për të shkuar në Kupën e Botës janë shuar plotësisht.

Teilen: