Monday, 18. May 2026
Sport

Tu-La dhe Asllani nga minuta e parë në fushë, publikohen formacionet zyrtare të Parma-Inter

GS 05/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja mes Parmës dhe Interit sot në Serinë A intereson të dy anët e klasifikimit dhe merr një rëndësi të veçantë.

-640-0-1732449555xasllani-calhanoglu-159

Emilianët luftojnë për mbijetesën dhe u duhen me çdo kusht pikët në këtë moment të sezonit për të mos rrëshqitur në zonë e ftohtë. Ndërsa Interi luan për të ruajtur distancën që ka krijuar në kreun e klasifikimit, e të tentojë një tjetër shkëputje që të ecë më i qetë në momentin vendimtar ku vendoset gjithçka.

FORMACIONET ZYRTARE
PARMA (4-3-3): Suzuki; Delprato, Valenti, Vogliako, Valeri; Keita, Hernani, Sohm; Man, Boni, Almkvist.
Trajner: Kristian Kivu
INTER (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Asllani, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: Simone Inzagi

PANORAMASPORT.AL

Teilen: