• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuchel: Duhet fat për të eliminuar një ekip si Real Madridi

29/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër luhet super përballja Bayern Munich – Real Madrid në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00 në ‘Allianz Arena’.

Duke folur për mënyrën se si ai planifikon t’i qaset ndeshjes kundër Real Madridit, trajneri i Bayern, Thomas Tuchel tha: “Kjo varet nga taktika, fati, por edhe nga të qenit i lirë. Taktikat janë gjithmonë një mjet. Është si një makinë, por ne jemi ata që e ngasim atë.

“Lojtarët gjithashtu kanë ide të caktuara gjatë një ndeshjeje dhe ata duhet të ndjejnë lirinë për t’i kaluar ato në fushën e lojës.

“Duhet një përzierje e fatit, momenteve dhe cilësisë për të eliminuar një ekip të nivelit të Real Madridit. Dhe nëse fati duhet të sfidohet, ne do ta sfidojmë atë,” tha shefi i Bayernit.

Bayern ka pasur vështirësi këtë sezon me Bayer Leverkusen të Xabi Alonso-s. Bavarezët mund të mbeten pa trofe nëse eliminohen nga Real Madridi.

Real Madrid bëri padyshim punën më të vështirë duke e mposhtur kampionin Manchester City në çerekfinale. Los Blancos janë favoritët për të kapërcyer Bayernin, por ata gjithashtu mund të kenë nevojë për pak fat për ta bërë këtë.

/GazetaBlic Sport

Next Post

Arsenali triumfon në derbin e Londrës, Mikel Arteta: Në minutat e fundit u luta që të mos pësonim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.