• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuchel: E përballon mirë presionin, ai pi një sasi të madhe…

08/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid-it, trajneri i Bayern Munich ka folur në veçanti për sulmuesin kryesor të skuadrës së tij, Harry Kane.

Tekniku gjerman zbuloi për mediet një “ilaç magjik”, që është kapuçino, që anglezi e konsumon çdo ditë dhe në sasi të madhe.

“Sasia e kapuçinove që ai pi në ditë është e pabesueshme, vërtet befasuese. Sa herë që shkoj në kuzhinë ai është para aparatit të kafesë duke pirë një kapuçino. Me sa duket është mirë, i shëndetshëm dhe në formë të mirë. Kështu që fillova ta bëj edhe unë“-deklaroi Tuchel.

Përveç “ilaçit magjik”, Tuchel zbuloi edhe ndikimin që ka pasur Kane në dhomën e zhveshjes së Bayern Munich.

“Ai ishte kapiten i Tottenham-it dhe ai është kapiten i Anglisë, na dha gjithçka që prisnim. E dija që po sillnim një personalitet të madh në dhomat e zhveshjes, përveç asaj që ai shton për sa i përket golave, asistimeve dhe lëvizjeve, ai di në mënyrë të përkryer se si të përballojë presionin”-tha ndër të tjera trajneri i bavarezëve.

Harry Kane është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni të Champions League me 8 gola (së bashku me Kylian Mbappe) dhe sulmuesi më i mirë në Europë, duke kryesuar renditjen e Këpucës së Artë falë 36 golave ​​të shënuar në 32 ndeshje të Bundesliga-s.

Next Post

E papritura e Bajernit! Dekoron dhomat e zhveshjes brenda “Santiago Bernabeut” me mesazh special

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.