Sunday, 12. April 2026
Sport

Tuchel humb dy lojtarë për ndeshjet me Serbinë dhe Shqipërinë

GS 10/11/2025 1 Min. Lesezeit

Nick Pope dhe Anthony Gordon nuk do t’i përgjigjen thirrjes së Thomas Tuchel, i cili grumbulloi lojtarët e Newcastle për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i “Qymyrxhinjve”, Eddie Howe, i cili pohoi se të dy lojtarët ishin dëmtuar në takimin kundër Brentford-it.

Për momentin Federata e Futbollit nuk ka njoftuar nëse dy të dëmtuarit do të zëvendësohen ose jo për takimet me Serbinë dhe Shqipërinë.

Teilen: