• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tuchel jep një përgjigje interesante kur pyetet për transferimin e Dier te Bayerni

07/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thomas Tuchel e dha një përgjigjje me humor kur u pyet rreth thashethemeve për transferimin e Eric Dier tek Bayern Munichu.

Mbrojtësi i Tottenhamit, Dier, është lidhur me një ribashkim ‘shokues’ me Harry Kane, i cili po shkëlqen në sezonin debutues në Gjermani.

29-vjeçari pritet të largohet nga Tottenhami për shkak të mungesës së minutave këtë sezon, por Tuchel dha një përgjigje mjaft interesante kur ai u pyet rreth mundësisë së nënshkrimit me reprezentuesin anglez.

Kur ish-trajneri i Chelseat, i cili iu bashkua gjigantit gjerman në mars të vitit të kaluar, u pyet në një intervistë për DAZN Germany, se si tingëllon transferimi i Dier, ai u përgjigj: “Anglisht! A e keni pyetur drejtorin sportiv? Nuk do të ketë ndonjë koment më shumë nga unë”.

Aventura e Dier me Tottenhamin duket se ka marrë fund. Ai është paraqitur në vetëm katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, përkundër lëndimeve të shumta në mbrojtje tek klubi anglez.

Ishte vet trajneri Ange Postecoglou i cili sugjeroi se ai mund të pajtohet me largimin e mbrojtësit anglez.

Bisedimet për kalimin e Dier në Gjermani duken të avancuara dhe në rast se nuk ndodh ndonjë ndryshim i papritur, Dier pritet të ribashkohet me Kane, me të cilin kanë luajtur së bashku për gati një dekadë në Angli.

Next Post

Barcelona përgatitet për transferimin e një tjetër talenti brazilian, nofka e tij është “Messinho”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.