Friday, 3. April 2026
Sport

Tuchel nuk e konsideroi për miqësoret e marsit, Real-i i pakënaqur me udhëtimin e Bellingham në Angli

GS 03/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mediet pranë Real-it kanë shkruar sot për një çështje të re në Madrid. Sipas “Marca”-s klubi e ka konsideruar si të pakuptimtë vendimin e mesfushorit për të udhëtuar në Angli.

Bellingham figuronte në listën me 35 lojtarë të grumbulluar nga Tuchel për ndeshjet me Uruguain dhe Japoninë, por ai nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Komisairi teknik gjerman justifikoi vendimin e tij duke thënë se nuk kërkonte që të rrezikonte shëndetin e lojtarit, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Ndërsa në Madrid nuk e kanë pritur mirë këtë udhëtim të anglezit pasi klubi ka pretenduar që të ai qëndronte në Spanjë për të përshpejtuar rikthimin në formën e tij optimale.

Teilen: