Trajneri i Bayern, Thomas Tuchel, është pyetur për një lëvizje të mundshme gjatë verës për sulmuesin Harry Kane nga Tottenham Hotspur.
Thashethemet e lidhin në mënyrë aktive Kane me Bayernin. Kishte informacione se marrëveshja mund të zyrtarizohej në dy deri në tre javët e ardhshme.
“Nuk do të komentoj për lojtarët me të cilët nuk kemi kontratë. Por ne po mendojmë ta forcojmë këtë pozicion. Nëse jemi të sigurt se ndonjë lojtar do të na ndihmojë, citohen fjalët e Tuchel në rrjetet sociale nga gazetari Fabrizio Romano.
Në fund të korrikut, Harry Kane do të mbushë 30 vjeç. Kontrata e tij aktuale me Tottenhamin është edhe për një sezon. /G.D abcnews.al/