• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tudor analizon sfidën e rëndësishme kundër Lacios: Jam i sigurt, do të shkojmë në Champions

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të “finales” për Ligën e Kampioneve kundër Lacios, trajneri i Juventusit Igor Tudor ka dhënë konferencën për shtyp duke deklaruar lajmin e mirë se Vlahoviç dhe Gati janë kthyer. Megjithatë, ai nuk e konsideroi këtë sfidë si një finale për Champions-in.2210213852.0A dëshironi të shihni një ekip agresiv si në Bolonja?

Në Bolonja bëmë një ndeshje shumë të mirë të gjithë së bashku, qëllimi është gjithmonë të kemi atë mentalitet, të vazhdojmë të sulmojmë dhe të mbrojmë si ekip.

Si ka qenë java?

Kam parë vetëdije dhe besim, pastaj shumë dëshirë për të bërë mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe jemi përgatitur sa më mirë.

Si janë Vlahoviç, Gati dhe Kopmeiners?

Dushan është mirë. Ai ka punuar gjatë gjithë javës me ne. Ndërsa të tjerët nuk do të jenë të pranishëm, përveç Gatit që ka bërë një pjesë të vogël me ne dhe do të jetë në pankinë.

A ka ngjashmëri me aventurën tuaj te Lacio?

Nuk mund të krahasohen situatat, është e vështirë të bësh krahasime. Kur flitet për punë, ka vetëm një punë që duhet bërë dhe ajo është puna si trajner, ta bësh atë në maksimum. Vështirësitë janë kudo dhe të ndryshme. Nga këndvështrimi im, problemet janë të ngjashme në çdo klub dhe çdo nivel. Duhet të rritet besimi, të rritet në aspektin fizik. Që nga dita e parë këtu, ka pasur probleme të mëdha, lojtarë të dëmtuar, por ato duhet pranuar. Kam parë një ekip që dëshiron ta mbyllë mirë dhe të marrë atë që duam.

Si do ta përballoni Lacion? A keni dëshirë për hakmarrje?

Nuk kam folur asnjëherë pas aventurës time te Lacio. Vitin e kaluar bëmë një punë të shkëlqyer dhe shkuam në Ligën e Europës. Pastaj mora një vendim me qetësi dhe në të mirë të të gjithëve. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga Bolonja, por ata kanë cilësi të tjera. Lacio është një ekip me përvojë dhe lojtarë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm me të gjithë. Ne duhet të përqendrohemi në veten tonë.

Cilin Juventus do të dëshironi të shihni nesër?

Ka pasur shumë pjesë që janë bërë mirë. Kam parë disa pjesë të mira të ndeshjeve, si në Romë, ku kemi krijuar dhe luajtur shumë mirë. Që nga dita e parë them gjithmonë se nuk duhet të kufizohesh kur kërkon të ndërtosh një ekip, duhet të punosh mbi gjithçka. Ka probleme që ndoshta nuk të ndihmojnë, por nuk duhet dorëzuar dhe duhet të japësh maksimumin.

Pse nuk keni shënuar kurrë në pjesën e dytë?

Unë nuk mendoj kurrë për këto gjëra. Unë gjithmonë stërvis për të ecur përpara. Ne duhet të punojmë fort dhe të njëjtën mënyrë. Ky është mentaliteti që duam të mbajmë. Nuk është se pasi shkojmë 1-0 ul ritmin ose u them të mos lodhen. Ka shumë tema që mund të përmend, por nuk është koha dhe nuk sjell asgjë.

A është kjo ndeshje një finale për Champions-in?

Është një finale për 6-7 ndeshje për ju. Është një ndeshje e rëndësishme, por nëse humbasim dy të fundit… Të gjithë luajnë për diçka dhe duan të fitojnë, pra janë 3 ndeshje të barabarta. Kjo është më e rëndësishme, sepse është e para.

Jeni të bindur për kualifikimin në Champions?

Po, jam i bindur, por janë të bindur të gjithë. Të gjitha ekipet mendojnë se janë të forta. Disa herë fjalët janë tym. Duhet të përgatitesh mirë, aty është ku krijohet bindja.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FFK-ja befason të gjithë, organizon miqësore për Kosovën me Komoret nga Afrika

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.