• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tudor i dëshpëruar

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dëmtimet e shpeshta ishin një nga problemet që e njollosi përvojën e Thiago Motta te Juventus.

Tani ky problem ka kaluar në duart e Igor Tudor, pasi emergjenca vazhdon. Lëndimet janë konstante dhe në momentin e sprintit vendimtar për një vend në Champions League trajneri kroat e gjen veten duke numëruar lojtarët në dispozicion.

Duke filluar nga ndeshja që i ngjan një play-off, ajo në Bologna. Sikur të mos mjaftonin problemet e dëmtimit, së fundi është shtuar edhe skualifikimi i Kenan Yildiz (2 ndeshje për karton të kuq), që i ndërlikon edhe më tej planet e bardhezinjve. Ai do të mungojë edhe në ndeshjen tjetër, atë ndaj Lazio në Romë.

Me Vlahovic ende në dyshim dhe Koopmeiners jashtë loje, ka të ngjarë që Nico Gonzalez dhe Conceiçao të jenë në fushë pas Kolo Muani këtë fundjavë. Dyshimet më të mëdha vijnë nga një mbrojtje, ku Tudor ka vetëm dy mbrojtës qendre në dispozicion: Veiga dhe Kalulu.

Në kërkim të një lojtari të tretë të mundshëm të linjës mbrojtëse, Tudor ka mundësinë të zhvendosë Locatelli prapa ose të vendosë Cambiaso, duke shfrytëzuar kështu tre lojtarë që mund të lëvizin përpara. Në këtë pikë, mesfusha do të privohej nga një lojtar në rast se Locatelli ose Cambiaso do të zhvendoseshin në mbrojtje.

Kështu, McKennie mund të jetë në të djathtë ose në qendër, me Weah në krah, ndërsa në anën tjetër është opsioni i Savona. Shkurt, i vetmi që duket i sigurt për pozicionin e tij është Thuram. Ndërkohë që Cambiaso, Thuram, Weah dhe Savona duhet të kenë kujdes, me një të verdhë rrezikojnë skualifikimin.

Next Post

Një sulmues largimi i parë nga Tirana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.