• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tudor nis detyrën: Fitorja është qëllimi

13/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në botërorin për klube Juventusi do të synojë të arrijë në ekipet kryesore. Në reagimin e parë pas konfirmimit si trajner të “Zonjës së Vjetër”, Igor Tudor, shprehet se ekipi është në një situatë mjaft të mirë.

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, është i emocionuar për pjesëmarrjen në Botërorin për Klube, që nis më 19 qershor me sfidën ndaj Al Ain.

Në një intervistë për kanalet zyrtare të FIFA-s, kroati e cilësoi këtë kompeticion si “një gjë të bukur dhe emocionuese”, ku për herë të parë do të përballen të gjitha klubet më të forta të planetit:

“Kur ishim fëmijë, turnetë ishin emocion më vete. Tani është e njëjta gjë, vetëm se me ekipet më të mira në botë. Jemi të emocionuar.”, tha ai.

NUk jep shumë premtime sa i përket asaj çfarë pret në kupën e botës, por shton se objektivi është të shkojnë sa më lart. Duke reflektuar për përvojën e tij si trajner, Tudor theksoi se ndihet në vendin e duhur edhe pse ka një muaj me zonjën e vjetër, ndërsa shton se ndihet i motivuar dhe punon me njerëz që e mbështetin/

Trajneri bardhezi foli edhe për talentin e sulmit Kenan Yildiz, të cilin e vlerësoi si një lojtar të rrallë: “Ka një përzierje të një numri 9 dhe 10. E sheh portën, asiston dhe luan bukur. Por mbi të gjitha ka mentalitetin dhe personalitetin që mungon në brezat e rinj”, shprehet trajneri

Duke zbuluar filozofinë e tij të punës, Tudor shtoi se Fitorja është qëllimi, por duhet mentaliteti i duhur, lojtarë të uritur që nuk duan të humbin as stërvitjen. “Zgjedhja e tyre është hapi i parë drejt suksesit.”, shton Tudor.

Në fund, Tudor ndau edhe pasionin e tij për basketbollin dhe Michael Jordan: “Ai është sportisti më i madh i të gjitha kohërave. Një dominim që nuk e kam parë në asnjë sport tjetër. Më frymëzon shumë mënyra si qëndroi gjithmonë në majë, duke mos e marrë asgjë si të mirëqenë.”

Juventus ndërkohë vazhdon negociatat dhe në merkato ku  Viktor Gyökeres është në negociata edhe pse sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës preferohet dhe nga Manchester. Jonathan David i Lille po ashtu kërkohet nga zonja e vjetër ndërsa  për Randal Kolo Muani, i huazuar nga PSG, synohet qëndrimi përfundimtar në Torino.

Next Post

Milani hap kuletën, 28 milionë euro për lojtarin shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.