Monday, 31. August 2026
Sport

Tuhel ngre në piedestal Kejnin: Lojtari që na ka munguar sezonin e shkuar, fantastik

GS 20/08/2023 1 Min. Lesezeit

Tomas Tuhel u evidentua tej mase i kënaqur nga reagimi i skuadrës vetëm pas një jave nga poshtërimi në Superkupë përballë Lajpcigut në Mynih. Frazat e teknikut gjerman nga radhët e bavarezëve mbajtën të njëjtën linjë entuziaste sikurse në fytyrën e tij, duke u shprehur me eufori në piedestal

tuhel kejn

“Zhvilluam lojë të një nivel shumë të lartë. Qëndrueshmëria diktoi në lojën tonë nga minuta e parë e deri në sinjalizimin e përfundimit. Ndërsa rreth Kejnit, fusha foli qartë. Mund ta përkufizoj me plot gojën si debutim fantastik. Tipiku i futbollistit që na mungoi sezonin e shkuar.

Finalizimi i Herrit erdhi në një trajtë klasike prej 9-shi të vërtetë, i ftohtë dhe i mprehte në goditje. I përgëzoj djemtë për nisjen dinjitoze në kampionat”, përfundoi Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: