Anglia po zhvillon këtë javë stërvitjet e para nën drejtimin e trajnerit Tomas Tuhel, i cili u emërua në janar në stolin e “tre luanëve”. Tekniku gjerman do të debutojë ndaj Shqipërisë këtë të premte në “Uembli” dhe dëshiron që të lërë shenjë me një fitore.
Për ta bërë këtë, dhe me shumë pak kohë në dispozicion, ai ka përdorur të njëjtën taktikë si trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Ky i fundit përdor shpesh lojtarë nga përfaqësueset e moshave apo edhe të ftuar nga kampionati shqiptar për të plotësuar numrin e lojtarëve për seancat stërvitore.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Tuhel, i cili ka marrë tre lojtarë nga përfaqësuesja U21 e Anglisë, Tejlor Harud-Bellis, Adam Uarton dhe Liam Delap, për t’u stërvitur me ekipin të martën, në mënyrë që të kishte numrat e duhur për të zbatuar ushtrimet e tij taktike.
Në grumbullim është konfirmuar edhe zyrtarisht sot se nuk do të marrë pjesë Kol Palmer, pasi dëmtimi i tij ka rezultuar më shqetësues se mund të mendohej dhe ai nuk d të ishe në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e marsit.
PANORAMASPORT.AL