Është shënuar goli i parë në ndeshjen Çeki – Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Kombëtarja çeke ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Realizator i golit të parë për vendasit është Cerny në minutën e 58-të.
Goal! | Václav Černý | 🇨🇿 Czech Republic 1-0 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/nxDaKqkyR1
— FootColic ⚽️ (@FootColic) September 7, 2023
Kjo sfidë që po luhet në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë i takon Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro2024”.
Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/