• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turam: Duhet të jem “vrastar” në zonë, kam karakteristikat për të trembur çdo kundërshtar

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Markus Turam nuk i vë limite vetes, pavarësisht faktit që ka shënuar 8 gola në këtë sezon me Interin. Mendon se si të bëjë akoma më keq.

turam

“Duhet që të bëhem akoma më shumë një numër 9 përpara portës, të bëhem më qendërsulmues. Duhet të mësoj që të mos jem i bukur në lojë as për vete dhe as për të tjerët. Duhet të jem një vrasës përpara portës kundërshtare”, ka thënë Markus Turam.

Francezi ka folur gjithashtu edhe për të dhënat sportive dhe zbulon atë që e bën të ndihet unik.

“Është fiziku im. Ka shumë lojtarë shumë të shpejtë, por jo të fortë fizikisht. Ka edhe të tjerë të fortë, por jo të shpejtë. Unë i kam të dyja këto karakteristika dhe e di që mund të tremb mbrojtësit kundërshtarë”, tha më tej sulmuesi.

Është gjithmonë në përmirësim të vazhdueshëm, por nuk kënaqet.

“Nuk kam bërë ende asgjë. Mendoj se duhet të stërvitem më shumë, por nuk është absolutisht problem për mua. E vërteta është që e dua shumë futbollin dhe jam i lumtur kur zgjohem në mëngjes dhe shkoj në qendrën stërvitore. Jam i lumtur edhe kur futem në një stadium të madh, që e dua më shumë nga të gjithë. Kjo e bën diferencën dhe kam besim”, ka thënë Turam.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kosova me ngritje rekorde, Shqipëria nuk lëviz në ranglistën e FIFA-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.