• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turam: Kam parë videot e Vierit, prandaj po shënoj

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Markus Turam luftoi dhe kërkoi një gol me ngulm duke e shënuar në minutat e fundit.

Sulmuesi francez u përshëndet me të ftuarit e DAZN, mes tyre edhe Kristian Vieri, me të cilin shkëmbeu disa batuta.

“I kam thënë Vierit që kam mësuar të shënoj gola duke parë videot e tij në rrjetet sociale. Ka qenë një sulmues i madh”, tha fillimisht Markus. Ai gjithashtu foli edhe për triumfin kundër Lacios.

“Ishte shumë e rëndësishme për ne që të bënim një ndeshje të madhe pas humbjes në Champions. E dinim që Lacio po kalonte një moment shumë pozitiv dhe duhet të bënim mirë për ta mundur. Të gjithë u sakrifikuan dhe bënë gjithçka në fushën e lojës. Jemi të lumtur për këtë”, tha Turam.

Në fund edhe një batutë për parashikimin e Çalhanoglusë. “Kur ai thotë që do të shënoj, unë shënoj gjithmonë. E gjen”, përfundoi sulmuesi francez.

Next Post

LaLiga 2/ Shkëlqen Uzuni, “ylli kuqezi” dominon me tre-golësh listën e golashënuesve në Spanjë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.