• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turam: Marrim titullin dhe “fshijmë” Madridin. Racizmi? Açerbi më mirë që s’është në kombëtare

22/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Markus Turam është duke kaluar momentin më të mirë të karrierës së tij.

TURAM

Sulmuesi i kombëtares së Francës ka folur nga grumbullimi duke prekur shumë tema të ndryshme, si eliminimi i skuadrës nga Liga e Kampionëve, çështja e Açerbit dhe objektivi për të fituar patjetër kampionatin e 20-të të historisë së Interit. Turam gjithashtu tregon se i pëlqen shumë roli si sulmues kryesor dhe përkrah Lautaros po mëson shumë gjëra interesante.

ROLI- “Ky është viti im i dytë si sulmues kryesor. Më është dashur që të mësoj sërish në një repart me dy futbollistë këtë sezon. Nuk duhet ta harrojmë faktin që unë e kam nisur karrierën si sulmues i vetëm”.

OLIMPIADA- “Është një krenari e madhe që të luaj në Lojërat Olimpike. Nëse Henri bën listën dhe më grumbullon, do të shkoj. Nuk dua që të jem unë i pari që të vetëkandidohem për një vend aty”.

PREFERENCAT– “Unë nuk jam askush për të thënë se ku duhet të luaj në fushën e lojës. Duhet të jem gjithmonë gati për t’u përshtatur me lëvizjet e shokëve të skuadrës dhe të gjithë ekipit. Jam duke u përmirësuar shumë në Itali. Loja është e fortë këtu dhe të gjithë futbollistët duan të japin gjithçka në fushë”.

AÇERBI– “Kur ka një problem kaq të rëndë është normale që të rikthehesh në klub për t’u mbrojtur dhe të kontaktosh me të gjithë se çfarë ka ndodhur. Nuk është momenti që të shkosh në kombëtare”.

FRANCA– “Trajneri ka qenë i zoti për të integruar lojtarë të rinj në ekip. Ne e njohim njëri-tjetrin prej shumë kohësh. Jemi të lumtur dhe krenarë që luajmë me kombëtaren franceze”.

SAVIÇ- “Është një gjest që nuk duhet ta bëja. Reagova shumë keq. Arbitri e pa çfarë ndodhi dhe më shkoi mirë. Nuk kisha frikë në fakt nëse futej VAR-i”.

CHAMPIONS- “Ishte një mbrëmje e komplikuar në Madrid. Luftuam, por në fund nuk ia dolëm. Tani kemi një objektiv të rëndësishëm për të fituar titullin kampion të 20-të në histori dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur. Jemi në rrugën e duhur, por ka ende shumë ndeshje”.

RACIZMI- “Jam me Majk Menjan. Nuk duhet të ketë racizëm në futboll. Në momentin që ndodh diçka, duhet menjëherë të lëmë fushën e lojës”.

FORMA- “Jam në periudhën më të mirë të karrierës time. Unë luaj tek Interi, jemi në krye të kampionatit dhe do të them që ky është maksimumi. Sigurisht që unë kërkoj gjithmonë të përmirësohem”.

PRESIONI- “Unë nuk kam shumë presion. E përballoj atë në mënyrë të shkëlqyer. Presioni më ndihmon për të shkuar gjithmonë përpara dhe për t’u përmirësuar. Nuk mbytem nga presioni dhe jam shumë i lumtur për këtë”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kosova ia bën ‘’sefte’’ sot me trajnerin Franco Foda ndaj Armenisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.