Ish-sulmuesi i Interit dhe tashmë trajneri i Koresë së Jugut, Jurgen Klinsman ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur tek sfida Juventus-Inter.
“Është pak herët për të folur për titullin, veçanërisht para një përplasjeje direkte, por unë shoh një ekip të kompletuar. Interi di të të mbështjellë në krahë dhe të të godasë në mes, ti ke ndjenjën se çdo veprim mund të sjellë një rrezik. Dhe pastaj unë do të doja të festonte yllin e dytë! Por kjo skuadër mund të shkojë përsëri në fund edhe në Champions. Deri para disa vitesh ndaj Sitit, Real apo Bajern mund të kishin pak shanse, por tani kanë gjithcka për t’i eliminuar. Inzagi ka një skuadër që mund të krahasohet me top klubet për nga thellësia dhe cilësia. Kujtimi i Lukakut dhe Xhekos ishte i rëndë, por Turam nuk po bën askënd të pendohet. Shpresoja që ai të ndihej mirë menjëherë, në realitet ai është më shumë se mirë. Gjëja e bukur është që Markus është thjesht Markus, i ndryshëm nga të tjerët. Ai është një talent natyral, por me mendjen e duhur për t’u bërë kampion”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL