• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turam: Pas Juventusit ndryshuam disa aspekte, ja pse e përqafova trajnerin

08/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Autori i golit të tretë, Markus Turam, ka folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes Inter-Parma. Ai ka treguar emocionet e këtij goli kundër skuadrës së qytetit të lindjes, por ka shpjeguar gjithashtu edhe raportin miqësor që ekziston mes tij dhe Lautaro Martinezit në fushën e lojës. Turam thotë se në sfidën e kthimit në Parma do të ketë më shumë emocione sesa këtë herë, por nuk vendos një kuotë për golat që mund të arrijë këtë sezon.

Erdhi goli i 10-të në Serinë A. Keni një numër në mendje?

Jam i lumtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme që Interi të fitojë. Pastaj nëse vjen ndonjë numër i rëndësishëm të shohim çfarë mund të ndodhë.

U emocionuat për golin kundër Parmës?

Po. Unë kam lindur në Parma. Mendoj se kur të luaj në stadiumin e tyre, emocioni do të jetë më i madh sesa këtë herë.

Çfarë ka ndryshuar pas ndeshjes Inter-Juventus?

Vitin e kaluar nuk kemi pësuar shumë gola, por në fillim të sezonit nisëm të pësonim disi shumë. Kemi folur të gjithë bashkë dhe tani jemi një ekip kompakt në fushën e lojës.

Çfarë ju lidh me Lautaron?

Lauti është një lojtar i jashtëzakonshëm. Të luash me të është gjithmonë e lehtë. Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe jam i kënaqur që gjërat po shkojnë siç duhet për skuadrën.

Mendoni se do të ndikojë ndeshja e shtyrë kundër Fiorentinës?

Nuk mendoj se do të ketë ndonjë peshë të madhe. Të gjithë në fund do të luajmë të njëjtat ndeshje dhe do të bëhet klasifikimi.

Çfarë fshihet pas përqafimit me Inzagin?

Në pjesën e parë isha duke bërë të njëjtën lëvizje gjithmonë dhe nuk po funksiononte, pastaj më tha që të bëja të kundërtën dhe të ndryshoja rolin. Kështu shkoi siç duhet. Për këtë arsye e përqafova.

Next Post

VIDEO/ Fiorentinës i mjafton një gol kundër Alen Sherrit, gardiani i Kombëtares pëson humbjen e parë në Seria A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.