Etapa e parë dhe surpriza e parë në Turin e Francës, që ka nisur këtë të shtunë, ka ndodhur në Lilë, atje ku është kurorëzuar fitorja e Xhasper Filipsen. Çiklisti i Alpesin-Dekeunink ka marrë etapën e parë duke fituar njëkohësisht dhe fanellën e verdhë duke lënë nga pas çiklistin nga Eritrea, Biniam Girmai dhe norvegjezin Soren Vaerenskjold.
Pjesa e parë e parë e etapës është karakterizuar nga arratija e grupit të përbërë nga Xhonas Rutsh, Matis Lë Berr, Bruno Armirail, Benzhamin Tomas dhe Mateo Versher, të cilët kanë patur një avantazh prej dy minutash nga grupi i madh, por që janë kapur 100 kilometra nga vija e finishit.
E ndërsa Versher e Tomas provojnë ta vazhdojnë aksionin e tyre të shkëputjes, Filipo Gana pas tyre rrëzohet duke u detyruar që të tërhiqet disa kilometra më pas nga Turi i Francës. Përtej shkëputjes, grupi është kapur.
Në finale presioni i fortë është ndjerë veçanërisht tek Remko Evenpull, që ka mbetur nga pas dhe ka qenë i detyruar të ndjekë për të mos humbur shumë terren nga Tadej Pogaçar dhe Xhonas Vingegard.
E në finish fiton Filipsen, i cili ka fituar katër sekonda nga Girmay dhe gjashtë nga Vaerenskjold. Etapa e dytë është LovinPl-BulonjëMer 209.1 kilometra e gjatë.